Granit Osmani dhe Bekim Sali diskutojnë për forcimin e funksionimit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Granit Osmani, ka zhvilluar sot një takim pune me zëvendëskryeministrin e Parë dhe ministrin e Çështjeve Europiane, z.Bekim Sali.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit diskutuan për çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, me theks të veçantë në përmirësimin e efikasitetit institucional dhe avancimin e zbatimit të politikave gjuhësore.
Osmani dhe Sali u pajtuan për nevojën e koordinimit më të ngushtë ndërinstitucional, me qëllim rritjen e performancës dhe përmbushjen sa më të plotë të obligimeve ligjore që dalin nga fusha e përdorimit të gjuhëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button