Përmirësimi i shëndetësisë, Kasami diskuton me drejtoreshën e Gjinekologjisë në Çair

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Gjinekologjisë në Çair, Merale Ferati, ku në qendër të bisedës kanë qenë funksionimi i institucioneve shëndetësore, sfidat me të cilat përballen ato dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve në dobi të qytetarëve.

Kasami theksoi se shëndetësia cilësore mbetet një nga prioritetet kryesore, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Gjatë takimit biseduam për funksionimin e institucioneve shëndetësore, sfidat me të cilat përballen dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në interes të qytetarëve. Shëndetësia cilësore mbetet një nga prioritetet tona, prandaj bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për të ofruar shërbime sa më efikase dhe dinjitoze për çdo qytetar”, deklaroi Kasami.

Në fund, ai falënderoi drejtoreshën Merale Ferati për vizitën dhe angazhimin e saj profesional.

“Falënderoj znj. Ferati për vizitën dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button