Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami: Edhe një premtim i realizuar me punë konkrete

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar rrugën nga ura në Reçicën e Madhe deri te pika pagesore Tetovë–Gostivar, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për banorët e kësaj zone dhe për të gjithë qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor.

Projekti përfshin 1.485 metra rrugë të re, me gjerësi prej 6 metrash, si dhe trotuar me gjerësi 1.5 metra, duke mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt për automjetet dhe këmbësorët.

default

Kasami theksoi se ky projekt është dëshmi e një qasjeje të re në menaxhimin e komunës, të bazuar në realizimin konkret të projekteve dhe përmbushjen e premtimeve.

“Më pak fjalë, më shumë punë; më pak premtime, më shumë projekte të përfunduara”, është mesazhi i kryetarit Kasami.

Ai uroi qytetarët për projektin e ri, duke theksuar se investimet në infrastrukturë synojnë përmirësimin e sigurisë, qarkullimit dhe kushteve të jetesës për banorët e Tetovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button