Përfundon takimi Kurti-Hamza, mblidhet grupi parlamentar i PDK-së

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Pas përfundimit të takimit, është mbledhur grupi parlamentar i PDK-së.
Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa deputetët pritet të procedojnë edhe me votimin e tij në lexim të dytë.

