Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët, Prokuroria kërkon paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Sejdini

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarët.
Sipas njoftimit, Sejdini dyshohet për veprën penale “përvetësim në detyrë”, për të cilën parashikohet dënim me të paktën katër vite burg, pasi bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme financiare.

Rasti lidhet me një shumë prej 660 mijë eurosh, e cila ishte paguar si avans në dhjetor të vitit 2024 për një kompani që duhej të ndërtonte tribunë në stadiumin e Ohrit, me mjete të siguruara nga UEFA.
Sipas hetimeve, avansi përbënte 20% të kontratës totale dhe është miratuar nga Sejdini, ndonëse një pagesë e tillë nuk ishte e paraparë në marrëveshje. Gjithashtu, thuhet se ai nuk kishte autorizim për një vendim të tillë dhe se mungonte garancia bankare për realizimin e pagesës.

Prokuroria thekson se ekziston dyshim i bazuar se me këto veprime është shkaktuar dëm i madh financiar, ndërsa vendimi për paraburgim pritet të merret nga gjykata.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button