Për herë të parë në 15 vjet, në SHBA pushkatohet i burgosuri

Një burrë në Karolinën e Jugut, i dënuar me vdekje, ka vendosur të pushkatohet pasi data e ekzekutimit të tij është caktuar për muajin e ardhshëm. Kjo do të jetë hera e parë në 15 vjet që dënimi me vdekje në SHBA bëhet me pushkatim.

67-vjeçari Brad Sigmon do të qëllohet më 7 mars, pas një pauze 13-vjeçare të shtetit në ekzekutime. Tani Karolina e Jugut ua lejon të dënuarve me vdekje që të vendosin si duan të vriten – në ulësen elektrike, injeksion ose me armë, raportoi Guardian.

Avokatët më herët kanë kundërshtuar pushkatimin, duke shprehur shqetësim për dhimbjen që shkakton arma dhe duke e cilësuar si formë mizore vrasjeje. Por, Sigmon e ka zgjedhur pushkatimin sepse ka thënë se ka dyshime mbi metodën e injeksionit.

Tri ekzekutimet e fundit që u bënë në Karolinën e Jugut ishin kryer me injeksion. Secilën herë u deshën më shumë se 20 minuta që personi të vdiste.

Karolina e Jugut pati ndalur ekzekutimet në vitin 2011 pasi nuk kishte furnizime të injeksionit vdekjeprurës dhe kompanitë farmaceutike ishin përballur me presion për ta ndalur furnizimin për ekzekutime. Por, më 2023 ligjvënësit miratuan ligjin që t’ua mbanin të fshehtë identitetin e furnizuesve, kështu duke rikthyer furnizimet dhe rikthyer ekzekutimet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button