Parmelin: Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin në konferencën e përbashkët me presidenten e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, e konfirmoi vizitën në Shkup si historike, duke i cilësuar si të fuqishme marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.
“Deri më tani, marrëdhëniet tona dypalëshe janë karakterizuar me Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës dhe praninë e diasporës së fortë së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, e cila forcon diversitetin kulturor të vendit tim”, tha ai.
Parmelin tha se kushtet që lidhen me shkëmbimet ekonomike do të jenë tema kryesore e vizitës së tij në vend. Ai tha se në kuadër të takimit me homologen e tij, është nënvizuar rëndësia e sundimit të ligjit dhe efikasiteti i institucioneve, stabiliteti dhe parashikueshmëria.
“Zvicra i jep rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon është prioritet për politikën tonë të jashtme”, tha Parmelin duke shtuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet faktor kyç për paqen dhe prosperitetin në këtë rajon.


