Dy hebrenj u goditën me thikë në veri të Londrës

Dy persona janë goditur me thikë në veri të Londrës dhe një person është arrestuar, transmeton Anadolu.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në zonën “Golders Green”, e cila është zemra e komunitetit hebraik në Londër, pas raportimeve për një burrë që është parë duke vrapuar me thikë, raportoi BBC.
Sipas një organizate lokale të sigurisë së komunitetit hebraik, i dyshuari po përpiqej të sulmonte kalimtarët.
Grupi tha se vullnetarët e tij reaguan shpejt dhe arritën ta kapnin personin para se të mbërrinte policia.
Policia ende nuk ka publikuar detaje rreth të dyshuarit ose ndonjë motivi të mundshëm.



