Paris, protestë kundër mbylljes së shoqatave pro-palestineze

Qindra njerëz u mblodhën në “Place Stalingrad” në kryeqytetin e Francës, Paris, për të protestuar kundër mbylljes së shoqatave pro-palestineze “Urgence Palestine” dhe “Jeune Garde”, raporton Anadolu.
Në protestë morën pjesë udhëheqës politikë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe shumë qytetarë.
Pjesëmarrësit mbrojtën idenë se vendimi i qeverisë ishte goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe shprehën mbështetjen e tyre për Palestinën dhe kërkuan që shoqatat të rifillojnë aktivitetet e tyre.