Para seancës, Abdixhiku: Po takohemi me VV-në, ky është lajm i mirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) janë duke vazhduar, duke i cilësuar ato si një zhvillim pozitiv.

Para seancës konstituive të Kuvendit, Abdixhiku tha se fakti që palët po zhvillojnë bisedime është “lajm i mirë”, pasi sipas tij dialogu është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve.
Ai theksoi se LDK nuk është duke diskutuar për ndarjen e emrave apo pozitave politike, por për krijimin e një balance demokratike në institucione.

“Po takohemi dhe ky është lajm i mirë. Ne kërkojmë balancë demokratike. LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Nuk jemi duke folur për emra politikë, por për balancë politike. Balanca demokratike është çelësi”, deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, synimi i LDK-së është që çdo marrëveshje e mundshme të garantojë përfaqësim të drejtë dhe stabilitet institucional.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button