Panik në Venezuelë/ Vijojnë paslëkundjet e tërmeteve

Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënën pas tërmeteve shkatërruese të njëpasnjëshme të javës së kaluar.

Lëkundja pasuese goditi rreth 27 kilometra në veri të Caraballeda në bregdetin e Karaibeve të Venezuelës ishte 4.6 ballë sipas shkallës Rihter, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Shërbimi gjeologjik i Kolumbisë e përcaktoi magnitudën në 5.1.

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodríguez,  tha se nuk kishte raportime të menjëhershme për dëme shtesë nga tërmeti, i cili i bëri banorët në kryeqytetin e Karakasit të dilnin në rrugë duke bërtitur./CNA

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button