Palestinezët në Gaza të detyruar të hanë “çfarëdo që gjejnë” mes mungesës ekstreme të ushqimit

Ndërsa furnizimet me ushqim në enklavën bregdetare po shterojnë në mënyrë kritike, disa familje janë të detyruara të hanë “çfarëdo që gjejnë”, edhe nëse nuk është e sigurt për konsum, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

“Qasja humanitare duhet të rikthehet,” tha UNRWA në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Ndërkohë, të premten, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) bëri të ditur se rezervat e tij ushqimore në Gaza janë shteruar plotësisht, teksa bllokada izraelite ndaj ndihmave po vazhdon prej javësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button