Pakistan, Turqia dhe Arabia Saudite forcojnë aleancën e mbrojtjes
Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, së bashku me shefat e ushtrive të Pakistanit, Turqisë dhe Arabisë Saudite, po zhvillojnë sot në Stamboll takimin e parë të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes.
Takimi zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht. Marrëveshja parashikon që një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, në një parim të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s.
Në takim pritet të diskutohen siguria ndërkombëtare, forcimi i kapaciteteve ushtarake, bashkëpunimi mes ushtrive dhe prodhimi i përbashkët i teknologjisë së mbrojtjes.



