Osmani përkujton masakrën në lagjen Tusuz të Prizrenit
“25 vjet më parë forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.
Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm yni.
Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar presidentja Osmani me rastin e përvjetorit të masakrës të kryer nga forcat serbe më 26 maj të vitit 1999 në Tusuz të Prizrenit.