Orhan Kurtishi: Tabelat në hyrjen e fshatit Çërkez do të korrigjohen, nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të mos respektohet

Orhan Kurtishi nga partia VLEN ka deklaruar se ata asnjëherë nuk kanë lejuar që gjuha shqipe të mos respektohet dhe këtë nuk do ta lejojnë as në të ardhmen.
Ai thotë se tabelat në hyrje të fshatit Çërkez do të korrigjohen.
“Tabelat në hyrjen e fshatit Çërkez do të korrigjohen! Asnjëherë nuk e kemi lejuar që gjuha shqipe të mos respektohet, nuk do ta lejojmë as në të ardhmen. Jam në komunikim të vazhdueshëm me JPDP dhe autoritetet komunale. Shumë shpejtë këto tabela do të korrigjohen. Banorët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Ndërsa, opozita është lodhur dhe është mirë të kërkoj tema tjera për të qëndruar në skenë!”, ka shkruar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button