Greenwood objektiv kryesor i gjigantit spanjoll

Atletico Madrid e ka vendosur Mason Greenwoodin si një nga objektivat kryesor të verës.
Sulmuesi anglez ka shkëlqyer te Olympique Marseille ndërsa ai vlerësohet rreth 55 milionë euro.
Sipas mediave spanjolle, Atletico e sheh anglezin si përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Marseille nuk ka ndërmend ta shesë lehtë pasi interesim për Greenwoodin kanë shfaqur edhe klube tjera evropiane dhe saudite.



