Orhan Kurtishi: Në Spitalin e Kumanovës do të pranohen 13 mjekë shqiptarë nga 23 specializantë gjithsej

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së lidhur me pranimin e mjekëve specializantë në Spitalin e Kumanovës, duke i cilësuar ato si përpjekje për manipulimin e opinionit publik.

Sipas Kurtishit, nga 23 mjekët specializantë që do të pranohen në këtë institucion shëndetësor, 13 janë shqiptarë, tetë maqedonas dhe dy nga komunitetet e tjera.

“Shpifjet nuk kanë të ndalur! Edhe në këtë rast, BDI-ja nuk po e paraqet të vërtetën, por po përpiqet të manipulojë opinionin publik”, ka shkruar Kurtishi.

Ai ka theksuar se shifrat e publikuara, sipas tij, i kundërshtojnë pretendimet e opozitës.

“Përballë fakteve, propaganda bie. Para fakteve duhet të heshtni!”, ka përfunduar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button