Një prind nga Çairi thotë se mësuesja e ka rrahur vajzën e tij! MPB: Po merren masa për zbardhjen e rastit

Bunjamin Samakova, prind i një nxënëse 10 vjeçe nga Shkupi thotë se vajza e tij është rrahur nga një mësuese e edukatës fizike në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair, përcjell TV21.

” Përshkak se disa nxënës te klasës kan derdhur ujë në garderob qohet mësuesja pa pik përgjegjësie i mbyll fëmijët ne Garderob dhe i rrah fëmijët me Shkop të trash prej druni. Kjo ndoshta është hera e dhjetë me rradh që fëmijët ankohen për kët mësuese se ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj tyre, mirëpo kemi duru dhe nuk jemi anku. Sonte ishte kulmi i dhunës fizike dhe psiqike qe ka ushtru ndaj fëmijëve të tjerë dhe vajzës time plotësisht e pafajshme. Vajza erdhi në shtëpi e shokuar dhe duke qajtur.

Samkova thotë se rastin e ka denoncuar në Polici. Të pyetur nga TV21 për rastin, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë:

“Më datë 27.02.2025, në ora 21:00 në SPB-Shkup, B.S. (35) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:20, në zhveshtore në një shkollë në rajonin e Bit Pazarit, gjatë kohë së orës për edukatë fizik, vajza e tij e mitur dhe disa nxënës janë sulmuar fizikisht nga mësuesja E.J., e cila ka përdorur mjet të drurit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB për TV21.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button