Nis gara për kreun e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Këshilli i Prokurorëve Publikë është planifikuar të mbajë sot seancë në të cilën do të formohen komisionet që lidhen me procedurën për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK).

Sipas rendit të ditës të seancës së 50-të, është planifikuar të formohet një Komision për Përgatitjen e Listave të Kandidatëve, si dhe një Komision për Zgjedhjen e një Kryeprokurori Publik të PTHPNKOK.

Pesë prokurorë publikë deri më tani kanë aplikuar për shpalljen e zgjedhjes së një kreu të ri të PTHPNKOK. Sipas informacionit të konfirmuar për AIM nga Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Besimi, kandidatura kanë paraqitur Prokurori i Lartë Publik Jove Cvetanovski, prokurori në Prokurorinë e Lartë Publike dhe ish-prokurori në PSP Trajçe Pelivanov, prokurorja nga PSP Shkup Lidija Raiçeviç, si dhe prokurorët nga PTHPNKOK Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Shpallja për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë Publike NKOK u publikua në përputhje me Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Sipas kushteve, prokurorët publikë me të paktën gjashtë vjet përvojë të pandërprerë në funksionin prokurorial deri në kohën e aplikimit dhe me vlerësim pozitiv në tre vitet e fundit kanë të drejtë të aplikojnë.

Zgjedhja e një prokurori të ri themelor publik të PTHPNKOK është planifikuar për 28 tetor 2026.

Procedura po zhvillohet për shkak të skadimit të mandatit të kreut aktual të PTHPNKOK, Islam Abazi, i cili u zgjodh në këtë pozicion në tetor 2022.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button