Nikollovski paralajmëron operator të tretë mobil në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Transportit dhe zv.kryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikollovski paralajmëron operator të tret mobil në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, me këtë, çmimet për shërbimet kablovike televizive, mobile dhe shërbimet e internetit do të ulen dukshëm.

“Do të doja të publikoj se seriozisht po e shqyrtojmë mundësinë për dhënien e licencës për operatorin e tretë mobil. Analiza jonë tregon se çmimet për shërbimet e telefonit, kablovik dhe dhe internet janë më të shtrenjta se një pjesë e madhe e vendeve evropiane. Ne duhet të kërkojmë masa në mënyrë që të lirohen çmimet. Prandaj zgjidhja potenciale është operatori i tretë mobil”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se do të inkurajojnë kompanitë e mëdha telekomunikuese që të vijnë në tregun e Maqedonisë./

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button