Nga Tetova niset ndryshimi, VLEN sjell planin që hap dyert për të rinjtë dhe familjet shqiptare!

Qeverisja jonë nuk flet me premtime boshe, por me veprime të prekshme. Përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, VLEN po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi ka nisur dhe është i pakthyeshëm. Sot, nga Tetova, Ministri Besar Durmishi dhe drejtori i APRMV-së, Selajdin Beluli, prezantuan Planin Operativ për Punësim, një strategji gjithëpërfshirëse që sjell mundësi reale për qytetarët.
Ky plan është një zotim i qartë dhe konkret ndaj qytetarëve, veçanërisht të rinjve që kërkojnë mundësi për të ndërtuar të ardhmen këtu, dhe familjeve që duan siguri, stabilitet dhe dinjitet në vendin e tyre.
Pikat kyçe të Planit përfshijnë: Krijimin e vendeve të reja të punës. Trajnime profesionale dhe mbështetje aktive për të papunët. Partneritet me bizneset për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Ky është një shembull konkret se si qeveris VLEN: me përgjegjësi, me vizion dhe me vepra që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Punësimi për ne nuk është statistikë, është dinjitet, është ekonomi e fortë, është jetë më e mirë për të gjithë!
VLEN mbetet i përkushtuar që përmes institucioneve të veta të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve.