Nga pikëpagesat rrugore për pesë muaj janë arkëtuar mbi 31 milionë euro

Nga fillimi i këtij viti deri në qershor, nga pagesa e taksave në vend janë mbledhur një shifër rekord prej 1.919.775.277 denarë (mbi 31 milion euro), krahasuar me vitin e kaluar 2025 ku janë mbledhur 21.891.532 denarë më shumë, informuan për MIA-n nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH).
Stacioni më i frekuentuar i pagesës është Tetova, vijon Petroveci, Ramanlia, Gllumova, Milladinovci, Zhelina, Gostivari, Stobi, Kadrifakova, Preodi, Sopoti, Demir Kapija, Otovica dhe Gjevgjelia.
Sipas mjeteve të mbledhura dhe çmimit të biletave të ardhura më të larta ka në Ramanli, pastaj Milladinovc, Petrovec, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë, Stobi, Preodi, Gostivar, Sopot, Gjevgjeli, Kadrifakovë, Otovicë dhe Demir Kapi.
“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, sa herë që ka një vëllim të shtuar të trafikut në pikat pagesore dhe veçanërisht në sezonin e verës, Departamenti i mbledhjes së taksave harton një plan veprimi (orar) ku në secilën pikë pagesore në të dy korridoret, të gjitha korsitë e disponueshme vihen në funksion, natyrisht, përparësi i jepet njëlloj mbledhjes elektronike të taksave (ENP) në M-tag ku të paktën një korsi është gjithmonë në funksion – këto janë automjete që kalojnë pa u ndalur dhe mbledhjes elektronike të taksave M-card – këto janë automjete që nuk kanë kontakt me punonjës, pra kalim pa kontakt”, thonë nga NPRRSH.
Pjesëmarrja e mbledhjes elektronike të taksave në qarkullimin total është 36 për qind nga gjithsej 11 stacione të pikave pagesore ku është vendosur.
NPRRSH thekson se të dhënat mbi shitjen e pajisjeve elektronike dhe rimbushjen e tyre, veçanërisht pasi pajisjet M-tag janë gjithashtu të kapshme në pikat e shitjes së operatorëve, tregojnë se mbledhja elektronike e taksave është rritur për 6 për qind nga totali.
Që nga maji i këtij viti, M-tags mund të blihen edhe në rrjetin e shitjeve të “Telekomit të Maqedonisë” dhe “A1 Maqedoni”, ndërsa më parë ato ishin në dispozicion vetëm në NPRRSH ose në stacionin e taksave në Petrovec.
Udhëheqësia e NPRRSH gjatë promovimit të mundësisë së blerjes së M-tags nga operatorët celularë, informoi se po shqyrtojnë futjen e një modeli të mbledhjes së taksave si në Serbi, pra një sistem të mbyllur për mbledhjen e kilometrave të përshkuara. Për këtë qëllim, një studim është duke u zhvilluar tashmë për të futur një sistem të tillë taë pagesës në Korridorin 8.
Nga mbledhja e taksave në pikat pagesore vitin e kaluar (që nga 23 dhjetori) u arrit fitim prej 4.158.914.362 denarë (67,624,624 euro).



