Nga 1 korriku fillon ndalesa pë lëvizje në pyje, gjoba deri në 2.000 euro

Nga 1 korriku deri më 31 gusht vendoset ndalesë për lëvizjen në pyje dhe zonat pyjore në territorin e shtetit, me qëllim parandalimin dhe shmangien e zjarreve pyjore gjatë periudhës së temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar.

Sipas institucioneve kompetente, lëvizja nëpër pyje do të lejohet vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga degët e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe parqet kombëtare, varësisht nga zona që administrojnë.

Masa ka për qëllim mbrojtjen e ekosistemeve pyjore dhe uljen e rrezikut nga faktori njerëzor si shkaktar i zjarreve, të cilat gjatë periudhës verore janë ndër kërcënimet më të shpeshta për natyrën.

Për mosrespektimin e ndalesës janë paraparë gjoba të larta financiare. Personat fizikë që do të kapen në zona pyjore pa leje do të përballen me gjoba prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarë.

Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalesën dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e pyjeve dhe pasurive natyrore gjatë sezonit veror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button