Nëse nuk publikohen çmimet në internet — tregtarët rrezikohen deri në 10 mijë euro gjobë!

Janë duke u zhvilluar kontrollet e jashtëzakonshme, të cilat do të zbatohen më intensivisht pas Pashkëve dhe nuk ka anulime, thotë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski për zbatimin e masës ligjore me të cilën shitësit obligohen që çmimet e produkteve t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë deri në ora 10:00.

Sipas Risteskit, së pari do të vijnë paralajmërimet, ndërsa gjobat për moszbatimin e masës, e cila filloi të aplikohet dje, variojnë nga 500 deri në 10.000 euro.

“Me nisjen e zbatimit të masës edhe inspektorati i tregut ka kontrolle të jashtëzakonshme. Pas festave të Pashkëve do të ketë kontrolle të shtuara. Gjobat për të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë transparencë përmes ueb-faqeve të tyre, të përfshira në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, janë nga 500 deri në 10.000 euro”, tha Risteski.

Të gjithë shitësit pritet të respektojnë masën dhe nuk ka anulime, megjithëse ka pasur kërkesa të caktuara, sidomos nga farmacitë. Një takim me ta është i mundur javën e ardhshme.

Me këtë edhe masat tjera pritet në afat më të gjatë të kenë mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button