Bekim Sali dënon deklaratën e ministres serbe: Mbështetja për spastrimin etnik është moralisht e papranueshme dhe politikisht e rrezikshme

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila ka shprehur mbështetje për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat evropiane.
“Një gjuhë e tillë nuk mund të relativizohet si mendim personal, retorikë politike ose interpretim historik. Spastrimi etnik është krim dhe një nga plagët më të rënda të historisë së afërt të rajonit tonë. Çdo përpjekje për ta arsyetuar, glorifikuar ose paraqitur atë si një mundësi të humbur është moralisht e papranueshme dhe politikisht e rrezikshme”, theksoi Sali.
Ai ritheksoi se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe i pavarur, duke nënvizuar se askush nuk mund ta cenojë lirinë dhe pavarësinë e saj. Sali vlerësoi se deklarata të tilla bien ndesh me të drejtat e njeriut dhe përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.
“Kosova duhet ta mbrojë me vendosmëri sovranitetin e saj dhe të mos lejojë rikthimin e politikave që në të kaluarën kanë sjellë konflikt, dhunë dhe vuajtje. E ardhmja e vendeve të Evropës Juglindore duhet të ndërtohet mbi integrimin në Bashkimin Evropian, drejtësinë, respektin e ndërsjellë dhe barazinë mes shteteve sovrane, e jo mbi kërcënime, mohime dhe nostalgji për



