Ambasadori i Kosovës në Shkup takon kryeparlamentarin Gashin, vlerësohet avancimi i marrëdhënieve mes dy shteteve

Në kuadër të shënimit të Ditës Nacionale të Francës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, gjatë takimit u vlerësua se në vitet e fundit marrëdhëniet bilaterale janë ngritur në një nivel më të lartë, duke sjellë rezultate konkrete në interes të qytetarëve.

“Gjatë viteve të fundit është ngritur niveli i bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve. Janë arritur objektiva të prekshme sikurse lehtësimi i qarkullimit kufitar dhe, përfundimisht, fillimi i punimeve në autostradën Bllacë–Shkup dhe Tetovë–Prizren”, thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se këto zhvillime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve.

“Për rrjedhojë, është rritur lëvizja e qytetarëve, përderisa Kosova vijon çdo herë e më shumë të jetë destinacion ditor, dhe jo vetëm, i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që frekuentojnë gastronominë dhe lokacione të ndryshme”, thuhet më tej.

Në njoftim theksohet gjithashtu se bashkëpunimi është zgjeruar edhe në fusha të tjera me rëndësi strategjike.

“Marrëdhëniet janë thelluar edhe në fusha tjera sikurse energjetika, mjedisi dhe siguria, përderisa është rritur niveli i mirëbesimit i bazuar në respekt të ndërsjellë”, përfundon njoftimi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button