Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit për të shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-emirit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani.
Erdogan zbriti në aeroportin ndërkombëtar “Hamad” me avionin presidencial TUR.
Presidenti turk u prit nga zv/kryeministri i Katarit dhe ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan Al Thani.
Zonja e parë Emine Erdogan po e shoqëron presidentin gjatë kësaj vizite.
Pritet që Erdoğan t’i përcjellë ngushëllimet e tij emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, për humbjen e babait të tij.


