Nëntë persona dyshohet të jenë helmuar, është mbyllur një dyqan i ushqimeve të shpejta në Shkup

Një dyqan për ushqime të shpejta në lagjen Aerodrom të Shkupit është mbyllur si masë paraprake për shkak të dyshimit për helmim me ushqim të nëntë personave, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nga atje thonë se pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Shëndetit Publik të Shkupit për nëntë raste ku dyshohet për helmim nga ushqimi, shërbimet inspektuese kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në dyqanin për senduiça, transmeton Portalb.mk.

“Nga nëntë rastet e raportuara, salmonela është konfirmuar laboratorisht në pesë persona, tre persona kanë gastroenterokolit dhe një person është helmuar nga ushqimi”, tha AUV.

Gjatë kontrollit, sipas Agjencisë, në objekt është konstatuar gjendje e kënaqshme sanitaro-higjienike.

“Salcat me majonezë dhe ketchup, si dhe hamburgerët dhe biftek pule janë të prodhimit tonë dhe dërgohen në objekt me një mjet transporti të përshtatshëm. Të dhënat e praktikave të mira të higjienës dhe prodhimit mbaheshin gjithashtu rregullisht. Punonjësit ishin me libreza të rregullta sanitare”, bën të ditur agjencia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button