Nëntë avionë ushtarakë të SHBA-së dërguan bomba shkatërruese për Izraelin

Nëntë avionë transporti ushtarak të SHBA-së, të ngarkuar me bomba që shkatërrojnë bunkerët, janë ulur në një bazë ajrore izraelite pranë Tel Avivit në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu.
“Nëntë avionë transporti amerikanë që mbanin bomba që shkatërrojnë bunkerët dhe armë të tjera mbrojtëse u ulën në bazën ajrore Nevatim pranë Tel Avivit, në Izraelin qendror”, raportoi autoriteti izraelit i transmetimit KAN.
Sipas transmetuesit publik të Izraelit, masa vjen “në pritje të një sulmi të mundshëm të përbashkët SHBA-Izrael, nëse negociatat bërthamore midis Washingtonit dhe Teheranit dështojnë”.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga SHBA-ja mbi raportin në fjalë.