Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Avokatit të Popullit dhe SOS Fshati i Fëmijëve

Avokati i Popullit, Mr. Faton Selami dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Qytetarëve SOS Fshati i Fëmijëve, znj. Julijana Nakova-Gapo, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij Memorandumi është vendosja e një kornize për veprim të përbashkët, shkëmbim të informatave dhe realizim të aktiviteteve që do të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes tek fëmijët, të rinjtë, kujdestarët dhe të punësuarit për të drejtat e fëmijëve, si vijon:
-Përforcimin e besimit dhe qasjes së Avokatin e Popullit si mekanizëm i pavarur për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
-Krijimin e mundësive për pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në proceset që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe mbrojtjen e tyre;
-Thellimin e bashkëpunimit institucional përmes edukimit, informimit, fushatave dhe ngjarjeve të përbashkëta;
-Avokimin për përmirësimin e mekanizmave ligjorë dhe politikave për sigurinë e fëmijëve në nivel institucional dhe sistemor.
Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë në këto fusha:
-Edukimi dhe trajnimet;
– Promovimi dhe informimi;
– Përmirësimi i qasjes tek mekanizmat e mbrojtjes;
– Hartimi i planeve vjetore.



