Bekim Sali me agjendë intensive në New York: Forcojmë partneritetet tona ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali së bashku me delegacionin qeveritar ka zhvilluar një agjendë intensive gjatë qëndrimit në New York, ku ka marrë pjesë në takime dhe aktivitete ndërkombëtare.
Përmes një video-përmbledhjeje, Sali ka ndarë disa nga aktivitetet e zhvilluara, duke veçuar Samitin e 6-të të Platformës së Krimesë, ku është rikonfirmuar mbështetja për Ukrainën e lirë dhe sovrane.
Ai ka theksuar gjithashtu takimet bilaterale me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Kroacinë dhe Kosovën.
“Në New York, një agjendë intensive ndërkombëtare, nga Samiti i 6-të i Platformës së Krimesë dhe rikonfirmimi i mbështetjes për Ukrainën e lirë dhe sovrane, te takimet bilaterale me partnerët tanë, Kroacinë dhe Kosovën.
Biseda të rëndësishme për partneritetet tona, rrugëtimin drejt BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit me shtetet mike”, ka thënë Sali.



