Gashi pret Parmelin-in në Shkup: Konfirmohet partneriteti i qëndrueshëm me Zvicrën

Kryeparlamentari Afrim Gashi priti në takim Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup, të cilën e cilësoi si historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Gashi theksoi se gjatë takimit u konfirmuan raportet e mira mes dy shteteve, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i jep vendit në proceset demokratike dhe reformuese. “Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona, të ndërtuara mbi besim, respekt dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, deklaroi ai.

Në fokus të bisedimeve ishin edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe ndërparlamentar, si dhe roli i diasporës në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. “Kjo vizitë përbën një dëshmi të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button