Në fund të muajit fillojnë punimet në autostradën Shkup-Bllacë

Kryeministri Hrstistijan Mickoski paralajmëroi se punimet në autostradën Shkup-Bllacë , do të nisin në fund të këtij muaji.
“Për autostradën Shkup-Bllacë dje mora informacion se përfundimisht kanë përfunduar procedurat e zgjedhjes, kanë përfunduar procedurat e ankesave të shkallës së parë dhe të dytë, procedura është kompletuar dhe pres fillim të aktiviteteve në terren, më së voni deri në fund të këtij muaji”, ka deklaruar kryeministri Mickoski.



