Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare ikona e muzikës turke Ferdi Tayfur

Këngëtari ikonë turk i muzikës Arabeske, Ferdi Tayfur vdiq të enjten në moshën 79-vjeçare.

Tayfur ishte shtruar në spital në provincën jugore të Antalias, ku po merrte trajtim që nga 16 dhjetori.

Ai iu nënshtrua një transplanti të veshkës të cilën ia dhuroi djali i tij në vitin 2020.

Tayfur, i lindur më 15 nëntor 1945, në Adana në familjen Turanbayburt, mbajti rekordin për albumet dhe filmat arabesk më të shitur, me një histori të jashtëzakonshme jete për të treguar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button