Ndërpritet seanca e Kuvendit, Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike

Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë u bë betimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq pas kësaj pike të rendit të ditës seanca u ndërpre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me partitë.
E pas kësaj, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari tha se meqenëse nuk kanë emër për kryetar/e të Kuvendit, ndërpret punimet e seancës.



