“Ndalni çmendurinë e Trumpit”

Udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, u bëri thirrje anëtarëve republikanë të Kongresit që të “ndalin çmendurinë”, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi se mund të “fshijë të gjithë civilizimin” e Iranit.

“Kongresi duhet t’i japë fund menjëherë kësaj lufte të pamend kundër Iranit, përpara se Donald Trump të na tërheqë në Luftën e Tretë Botërore”, deklaroi Jeffries në një postim në rrjetin X.

Ai shtoi se ka ardhur momenti që çdo republikan të vendosë detyrën patriotike mbi interesat partiake: “Është koha që secili republikan të vendosë detyrimin ndaj vendit mbi interesat e partisë dhe të ndalë këtë çmenduri. Mjaft më”.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button