Murtezani zhvillon takim me ambasadorin e Turqisë në NATO: Fokus te partneriteti dhe bashkëpunimi

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka zhvilluar një takim kortezie me ambasadorin e Turqisë në NATO, Basat Öztürk, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi brenda Aleancës.
Murtezani e cilësoi takimin si të ngrohtë dhe të dobishëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fortë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
“Ishte kënaqësi të zhvilloja vizitë kortezie me Ambasadorin e Turqisë në NATO, Basat Öztürk”, ka shkruar Murtezani.
Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për “partneritetin tonë të fortë, prioritetet e përbashkëta dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm si Aleatë të NATO-s”.
Murtezani nënvizoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy vendeve është i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të përbashkëta dhe forcimin e koordinimit mes aleatëve të NATO-s.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve diplomatike dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO.



