Murtezani: Reformat në energjetikë tregojnë gatishmërinë tonë për integrim në sistemin evropian

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka theksuar rëndësinë e reformave në sektorin e energjisë si një tregues kyç i përgatitjes së vendit për integrim në Bashkimin Evropian.

Në një prononcim në kuadër të #MEF2026, Murtezani vlerësoi se rrjeti energjetik nuk funksionon sipas statusit politik të vendeve, por sipas standardeve dhe kapaciteteve institucionale.

“Rrjeti energjetik nuk njeh status kandidati. Ai kërkon rregulla të harmonizuara, institucione funksionale dhe aftësi për të treguar rezultate”, deklaroi Murtezani.

Sipas tij, reformat në energjetikë nuk duhet të shihen vetëm si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, por si një domosdoshmëri për funksionimin e vendit në kuadër të sistemit evropian.

“Reformat në sektorin e energjisë nuk janë vetëm pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Ato janë tregues se sa të përgatitur jemi për t’u bërë pjesë e një sistemi të përbashkët evropian, ku siguria dhe stabiliteti varen nga të gjithë ne”, theksoi ai.

Murtezani nënvizoi se harmonizimi i rregullave, forcimi i institucioneve dhe kapaciteti për të zbatuar politikat janë elemente thelbësore për ndërtimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe të integruar me standardet evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button