Murtezani nga Podgorica: Po ndjekim me vendosmëri rrugën e vet të integrimit evropian

Forumi integrues Ballkanik 2024, mblodhi minisrat e integrimit të vendeve të Ballanit Perëndimor, në Mal të Zi. Ministri për Çështje Evropiane i RMV-së, Orhan Murtezani tha se secili vend i Ballkanit punon më vendosmëri për integrimin evropian.

“Një Evropë e bashkuar është zgjedhja dhe qëllimi ynë i përbashkët dhe secili nga vendet e Ballkanit Perëndimorë po ndjek me vendosmëri rrugën e vet të integrimit evropian. Sot morëm pjesë në “Forumin Integrues Ballkanik” 2024 (FIB 2024), i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi, ku me kolegët nga i gjithë rajoni, diskutuam për rrugën e ndërlikuar të integrimit evropian, një rrugë e cila ka rëndësi të madhe politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimorë, duke e lidhur të ardhmen e rajonit tonë me vizionin për Europë të bashkuar”, tha Murtezani.

Sipas tij, sfidë është mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve dhe zbatimi i reformave.

“Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se procesi i aplikimit (hyrjes), nuk është pa pengesa. Sfidat e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe garantimit të zbatimit të plotë të reformave janë reale. Megjithatë, unë besoj fuqishëm se vetë procesi i integrimit është një shtytës i fuqishëm tranformimi por edhe një domosdoshmëri morale – angazhim për paqën, për demokracinë dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë”, deklaroi Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button