Murtezani në Mal të Zi, pjesë e forumit për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Këshilltari kryesor i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për integrimet evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se po merr pjesë në një aktivitet rajonal që po mbahet në Beçiç të Malit të Zi, kushtuar procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Murtezani bëri të ditur se është pjesë e programit “Zgjerimi që jep rezultate: Roli politik i partive në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE”, i organizuar nga National Democratic Institute (NDI).

Programi fokusohet në rolin e partive politike në avancimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aktiviteti po zhvillohet në Beçiç, në Mal të Zi, dhe mbledh përfaqësues politikë, ekspertë dhe zyrtarë nga vendet e rajonit për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button