Murtezani: Kurthi më i madh për Maqedoninë është plani i veprimit për minoritetet dhe protokolli

Kurthi më i madh për Maqedoninë është plani i veprimit për minoritetet dhe protokolli dhe duhet ta mbrojmë procesin prej tyre pas ndryshimeve kushtetuese, tha ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

“Në disa fronte po punohet për zgjidhje konkrete. Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, rinovimi i dialogut me një qeveri politike në Sofje, e cila do të kishte një protokoll të tretë që do të specifikonte të gjitha mospërputhjet nga ai i mëparshmi, një plan veprimi për minoritetet që do të mbështetet nga BE-ja dhe ekspertët e tyre dhe do të jetë evropian, jo vetëm propozim i RMV-së, këto janë pjesë e opsioneve të Qeverisë për integrim në BE, të cilat do t’i komunikohen kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila më 24 tetor vjen në Shkup”, tha në emisionin “24 Analiza”, Murtezani.

Murtezani nuk ka një përgjigje konkrete në pyetjen se çfarë nëse Bullgaria nuk zgjedh Qeveri apo nëse vazhdon në qëndrimet e saj të vështira. Ai kritikoi qeverinë e mëparshme se me “propozimin francez” pranoi kushte të pamundura që dëmtojnë shtetin.

“Ne do të këmbëngulim që komisioni i historisë të mos ketë afate dhe të punojë pa presion politik”, tha Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button