Murtezani dhe krerët e Qeverisë marrin pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Ministri për Çështje Evropiane ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
“Mbrëmë, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski, zëvendës kryeministrin e parë, Izet Mexhiti, deputetin, Bekim Sali si dhe bashkëpunëtorët e VLEN-it morëm pjesë në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Iftari është një mundësi e mirë reflektimi dhe bashkimi për t`i përkujtuar vlerat të cilat gjatë periudhave të caktuara të vitit shpesh herë edhe i harrojmë.
Mesazhi i Ramazanit është paqe, lutje dhe bashkim, duke larguar nga vetvetja paragjykimet! Maqedonia e Veriut po jep një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit midis popujve, vlera këto që bart në vete edhe ky muaj!”, ka shkruar Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button