MPB në aksion kundër shkeljeve me motoçikleta dhe trotinetë elektrikë: 178 gjoba në vetëm 5 orë

MPB-ja njofton se gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, në territorin e Maqedonisë është zhvilluar një kontroll aksional për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë, me ç’rast janë ndëshkuar 178 drejtues.
Nga ata, 156 drejtues nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse gjatë ngasjes, ndërsa 13 drejtues janë privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të gjithë kanë drejtuar mjetet pa patentë shoferi, ndërsa pesë motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit të skaduar dhe shkaktimit të zhurmës së madhe.
Janë sanksionuar edhe 11 drejtues të trotinetëve elektrikë, prej të cilëve pesë për shkak të mosmbajtjes së jelekut reflektues gjatë drejtimit në kushte të shikueshmërisë së zvogëluar, sipas nenit 103-g.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar masa edhe për 130 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.



