Misioni historik i SpaceX, fluturakja ulet me sukses në Tokë – “shëtitja e parë private në hapësirë”
Një astronaut miliarder dhe ekuipazhi i tij janë kthyer në Tokë, pasi morën pjesë në shëtitjen e parë private në hapësirë.
Duke mbajtur katër qytetarë privatë, duke përfshirë inxhinierët e SpaceX, Anna Menon dhe Sarah Gillis, raketa Falcon 9 e SpaceX u nis në hapësirë të martën dhe kaloi pesë ditë në orbitë.
“Ne kemi përfunduar misionin”, tha Isaacman ndërsa kapsula ra në ujë, duke pritur ekipin e shpëtimit.
Ndërsa po rrotullohej rreth planetit, komandanti i misionit, Isaacman, iu bashkua një grupi të vogël në hapësirë - ai ishte i 264-ti – i cili deri më tani kishte përfshirë vetëm astronautë profesionistë nga dhjetëra vendesh.
Shëtitja hapësinore e SpaceX, Polaris Dawn, u etiketua një “mision shumë i rrezikshëm” dhe ata orbituan rreth 740 kilometra mbi Tokë – më lart se Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe Teleskopi Hapësinor Hubble.