Ministri izraelit thotë se “i gjithë Libani duhet të digjet”, pas vrasjes së katër ushtarëve

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se “e gjithë Libani duhet të digjet” pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e katër ushtarëve në territorin libanez.

“Me gjithë respektin për amerikanët, Izraeli duhet t’i bëjë të qartë gjithë botës se gjaku i bijve tanë dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë të negociueshme. E gjithë Libani duhet të digjet,” tha Ben-Gvir në një deklaratë.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta mes Izraelit dhe Libanit, pas përshkallëzimit të përleshjeve në kufi dhe sulmeve të ndërsjella.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button