Kajro: Ministrat e Jashtëm të Pakistanit, Arabisë Saudite dhe Turqisë takohen në Egjipt të dielën

Ministri i Jashtëm i Egjiptit do të presë homologët e tij nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia në qytetin mesdhetar Alamein të dielën, njoftoi Ministria e Jashtme egjiptiane.
Badr Abdelatty do të zhvillojë një takim katërpalësh të dielën me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan, ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan dhe ministrin e Jashtëm të Pakistanit Mohammad Ishaq Dar, pasuar nga një sesion i zgjeruar bisedimesh dhe një konferencë e përbashkët për shtyp, thuhet në deklaratën e ministrisë të enjten mbrëma.
Ministria nuk ka specifikuar temat e diskutimit, por këto katër vende kanë qenë të përfshira në përpjekje ndërmjetësimi lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.



