Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”.

“Unë iu drejtova Kryeministrit sonte në mbrëmje me një kërkesë për të mbajtur një votim në kabinet dhe kam luftuar kundër marrëveshjes për javë të tëra”, shkroi Ben-Gvir në X.

“Në të vërtetë, ne po qëndrojmë në pjesën më të madhe të territorit për momentin, por shteti i Libanit nuk do ta çarmatosë Hezbollahun nga armët e tij, ministrat në qeverinë libaneze janë anëtarë të Hezbollahut dhe ne nuk mund të mbështetemi te Libani për t’ia marrë armët Hezbollahut – unë do të kërkoj një votim në kabinet”, tha ai duke shtuar se vetëm ushtria izraelite mund ta shkatërrojë Hezbollahun.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka mirëpritur marrëveshjen si “një arritje historike për Izraelin”.

Gjatë një konference për mediat, Netanyahu tha se marrëveshja ishte një “goditje e madhe” për Iranin dhe Hezbollahun dhe se e ashtuquajtura zonë e sigurisë në Libanin jugor do të mbahet derisa të “mos ketë më kërcënim për Izraelin nga Libani”.

Netanyahu pranoi se Izraeli do të tërhiqet nga dy zona të vogla që aktualisht i ka pushtuar, në një projekt pilot drejt çarmatosjes së Hezbollahut dhe transferimit të territorit te ushtria libaneze.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button