Mijëra qytetarë vazhduan protestën para Gjykatës Penale, kërkohet drejtësi

Qytetarët që po protestojnë arritën para Gjykatës Penale. Për shkak të masovizmit të protestës, turma nuk vazhdoi drejt Prokurorisë, por nga Kuvendi u nisën direkt te Gjykata Penale. Ky tubim është më i madh se ai i mëparshmi ndërsa janë mbledhur mijëra qytetarë.
“Duam drejtësi”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Drejtësi për Frosinën” – brohorasin të gjithë para gjykatës.
Një heshtje tre minutëshe u mbajt edhe para Gjykatës Penale, njësoj si para Kuvendi.
Edhe babai i Frosinës në një deklarat për media u shpreh se vetëm opinioni mund të sjell drejtësi për vajzën e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button