Mickoski takohet me kancelarin gjerman Merz në Tivat: Integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal në fokus

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tivat.
Sipas Mickoskit, gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me perspektivat evropiane të rajonit, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe procesit të integrimit evropian.
“Sot në Tivat u takova me kancelarin gjerman Friedrich Merz, në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shkëmbyem mendime për perspektivat evropiane të rajonit, sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian”, ka deklaruar Mickoski.
Ai theksoi se dialogu dhe kontaktet e drejtpërdrejta me liderët evropianë janë të rëndësishme për avancimin e interesave të rajonit dhe forcimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë.
“Takime si këto paraqesin një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të forcuar marrëdhëniet që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë”, është shprehur kryeministri Mickoski.



