Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, do të vazhdojmë të kemi çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët se do të reagojë sipas nevojës për të ruajtur çmimet e ulëta të karburanteve.

“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button